2513 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 11 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj kërkon në Parlamentin Evropian heqjen urgjente të vizave për Kosovën

Bruksel, 11 prill 2018 - Zëvendësministri i MPJ , Gjergj Dedaj, i cili po merrë pjesë në një konference dy ditore, për Ballkanin Perëndimor, të organizuar në Parlamentin Evropian në Bruksel nga Aleanca Liberale Demokratike e Evropës.

 

 Të pranishëm ishin edhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, Presidenti i ALDE, Hans Van Baalen dhe lider dhe përfaqësues të partive liberale të Ballkanit Perëndimorë si dhe të shoqërisë civile, ngriti para pjesëmarrësve çështjen e heqjes urgjente të vizave për qytetarët dhe perspektiven euroatlantike të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit. 

Zëvendësministri Dedaj theksoj se Bashkimi Evropian duhet të jetë i shqetësuar ndaj tendencave ruso-turke për dominim në këtë pjesë të Ballkanit e cila gjeografikisht, politikisht dhe në pikëpamje të kulturës dhe civilizimit është pjesë e Bashkimit Evropian. 

Dedaj ritheksoj se Evropa nuk duhet të ndërtoj “mure të reja të Berlinit\" por të jete e hapur dhe e gatshme të pranoje në familjen e saj të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nëse një gjë e tille nuk vazhdon do të krijohet hapësirë influence dhe ndikimi për boten tjetër, e cila nuk i kontribuon paqes, stabilitetit as sigurisë në Ballkan dhe Evropë.

 

Foto Galeria