2514 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin tragjik në Münster të Gjermanisë, ofron numrin emergjent për qytetarët e Kosovës që mund të jetë prekur

Prishtinë, 7 Prill 2018 – Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka shprehur keqardhje dhe e ka dënuar në mënyrën më të ashpër sulmin vdekjeprurës në qytetin Münster të Gjermanisë, ku sipas raportimeve të para mbetën të vdekur disa persona e shumë të tjerë u plagosën.

 

 “Dënoj sulmin e ulët dhe qyqar, që ndodhi sot në qytetin Munster të Gjermanisë. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarëve shërim të shpejtë. Kosova, qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira”, është shprehur numri dy i Qeverisë së Kosovës. 

Kreu i diplomacisë kosovare, gjithashtu ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, që eventualisht mund të jenë prekur nga ky sulm në çfarëdo forme të lajmërohen për ndihmë në numrin emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt: +49 152 290 846 75

Foto Galeria