2515 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Dedaj priti një delegacion nga Kroacia

Prishtinë, 5 prill 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, në ambientet e Ministrisë së Jashtme ka pritur një delegacion nga Kroaci.

 

 Delegacioni ishte i disa Bashkësive dhe Këshillave të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Kroacisë, të prirë nga Skender Zogaj, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Bjellovar, Martin Gojani, kryetar i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Bjellovarit, Hervoje Bokan, këshilltare në Komunën Velika Pisanica me bashkëpunëtorë. 

Zëvendësministri Dedaj i njoftoj me situatën në Kosovë, rëndësinë e thellimit të miqësisë dhe partneritetit mes Kosovës dhe Kroacisë edhe nga fakti se pakica shqiptare në Kroaci dhe ajo kroate në Kosovë janë urë lidhëse dhe faktor të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. 

Dedaj bëri apel te autoritetet e Prishtinës dhe Zagrebit zyrtar për dinamizëm të bashkëpunimit të vendeve tona në të gjitha fushat e jetës. 

Nga ana tjetër delegacioni nga Kroacia e njoftoj zëvendësministrin Dedaj me pozitën e komunitetit shqiptare në Kroaci.

 

Foto Galeria