2516 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 04 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Deklaratë për media

Prishtinë, 4 Prill 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme ka përcjellur me vëmendje të shtuar raportimet e mediave dhe deklaratave respektive nga autoritetet e Beogradit zyrtar për kinse “tërheqje të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Republika e Burundit”.

 

 Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson qëndrimin e mëparshëm se raportimet dhe deklaratat e tilla janë vazhdimësi e politikës së Serbisë me mjete të betejës hibride, që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në propagandën Destruktive, Dezinformuese dhe Dashakeqëse me lajme të rreme dhe krijimin e narracioneve të paqena, të cilat qëllim parësor kanë minimin e forcimit të subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. 

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar nga Republika e Burundit, që do të mund të konsiderohej në kundërshtim me Notën Verbale për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga ana e Republikës së Burundit më datën 16 Tetor, 2012. 

Ministria e Punëve të Jashtme ri-përsëritë qëndrimin se E Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh aktin politik të të ashtuquajturës “tërheqje të njohjes”, andaj çdo raportim dhe deklarim përkitazi me këtë çështje duhet të shikohet nga këndvështrimi i politikave dhe veprimeve të 3D-ve të sipërpërmendura nga ana e Serbisë në raport me Kosovën. 

Ministria e Punëve të jashme ri-kujton se rasti me shtetin e Guinea-Bissau ishte dëshmia më e mirë e dekonspirimit të propagandës dhe synimeve serbe për manipulim me emra shtetesh dhe falsifikim vulash zyrtare

Foto Galeria