2517 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 04 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministria e Jashtme nis ciklin e ligjëratave rreth zhvillimeve globale dhe rajonale

Prishtinë, 4 prill - Me idenë për angazhimin e përbashkët në forcimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës nëpër botë, sot në ambientet e MPJ-së, është mbajtur një ligjëratë me temën “Politika e Jashtme ruse dhe ndikimi i saj në shtete” nga Mentor Tahiri, Phd c.

 

Kjo ligjëratë është mbajtur në kuadër të ciklit të debateve të cilat do të mbahen çdo dy javë dhe që kanë të bëjnë me “Zhvillimet Globale dhe Rajonale’’. 

Këto ligjërata organizohen në kuadër të përgjegjësive të fushës së Akademisë Diplomatike të Kosovës, zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Besnik Hoti. 

Në bazë të udhëzimit për dhënien e autorizimeve dhe përcaktimin e fushave, për ushtrimin e detyrave të zëvendësministrave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më është caktuar fusha në Akademinë Diplomatike. 

Me rastin e hapjes së kësaj ligjërate, zëvendësministri Hoti tha se seria e ligjëratave që do të mbahen në MPJ ka të bëjnë me Zhvillimet Globale dhe Rajonale. ‘’Do të trajtohen, diskutohen çështje të ndryshme të zhvillimeve politike, ekonomike, juridike, sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, që do të mundësonte diplomatëve tanë të sigurojnë informatat dhe të dhënat lidhur më këtë zhvillime’’ tha Hoti.

 

Foto Galeria