2518 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Deklaratë për media

Prishtinë, 29 Mars 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme, respektivisht Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, dënojnë fuqishëm deportimin e qytetarëve turq nga Republika e Kosovës. Kjo thjeshtë nuk do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë.

 

 Republika e Kosovës ka dëshmuar se respekton standardet bashkëkohore demokratike, dhe në këtë kontekst arrestimi dhe deportimi i qytetarëve turq me qëndrim të rregullt në Republikën e Kosovës, është në kundërshtim me frymën e ligjeve të vendit dhe në përplasje të drejtpërdrejtë me normat ndërkombëtare. 

Respektimi i të drejtave të njeriut është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, dhe askush me mirë së qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk njeh më mirë rëndësinë e tyre universale, e cila tejkalon konceptin shtet-centrik. 

Çfarëdo trajtimi i cilido qytetar të huaj në Republikën e Kosovës, duhet të mbështetet në proces transparent, në përputhje të plotë me Ligjet e vendit, në harmoni me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe në linjë me qasjen perëndimore të respektimit të të drejtave të njeriut. 

Në ditët në vijim, do të kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në këtë veprim, të ofrojnë gjithë informacionin, i cili do të hidhte dritë mbi mënyrën e organizimit, arrestimin dhe deportimin e qytetarëve turq. 

Ministria e Punëve të Jashtme kundërshton këtë veprim, si dhe shpreh keqardhje të thellë për familjarët e të deportuarve.

Foto Galeria