2522 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli uron Greqinë për 197 vjetorin e Pavarësisë, thërret që ta rishqyrtojnë njohjen e Kosovës

Prishtinë, 25 Mars 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z.Behgjet Pacolli, ka uruar shtetin dhe popullin grek me rastin e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë, duke i bërë thirrje udhëheqësve të Institucioneve të këtij shteti që ta rishqyrtojnë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran.

 

 “Sot, Greqia po feston përvjetorin e 197-të të Pavarësisë. Popullit grek dhe përfaqësuesve të Institucioneve i dëshiroj urimet më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie. Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik. Andaj, thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran”, ka thënë kryediplomati kosovar. 

“Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së”, është shprehur ai.

Foto Galeria