2525 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Hoti priti deputetin e Belgjikës, shqiptarin Amet Gjanaj

Prishtinë, 22 mars 2018 – Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Besnik Hoti, ka pritur në zyrën e tij deputetin e parë shqiptar në parlamentin e Belgjikës, Amet Gjanaj.

 

 Temë e takimit ishte thellimi i marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve ku u konstatuase raportet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës duhet të vazhdojnë edhe më tutje. Po ashtu u bisedua edhe për shumë tema tjera posaçërisht mundësitë për bashkëpunim ekonomik. 

Zëvendësministri Hoti e njoftoj deputetin Gjanaj për punën, angazhimin dhe sfidat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të diplomacisë kosovare në përgjithësi. Po ashtu ai e falënderoi deputetin Gjanaj për kontributin e tij për t’i kushtuar çështjes kombëtare në kryeqytetin e Evropës në Bruksel. 

Në këtë takim ishte edhe afaristi nga Belgjika, Nexhmedin Demiri dhe profesori Nusret Pllana ndërsa nga Ministria e Jashtme ishte drejtori i Përgjithshëm i ministrisë, ambasadori Albert Prenkaj.

 

Foto Galeria