2526 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 21 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komisioneri për Punët e Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, pret ministrin e jashtëm Pacolli në një takim në Bruksel

Bruksel, 21 mars 2018 – “Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”, i ka thënë Komisioneri për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ministrit të jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Bruksel.

 

 Avramopoulos ministrit të jashtëm Pacolli: Po pres lajme të mira nga Prishtina. Do isha njeriu më i lumtur ditën kur do firmosja liberalizimin e vizave me Kosovën. 

Situata në Parlamentin e Kosovës u diskutua gjatë në këtë bashkëbisedim të parë midis dy politikanëve. “Jeni në një mjedis miqësor dhe ju e dini disponimin tim për Kosovën. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit evropian”, pohoi ai. 

“Luftoni dukuritë negative, korrupsionin, elementet që stigmatizojnë negativisht vendin tuaj, dhe mezi pres të hap dyert e mundësive në institucionet evropiane, ndonëse situata nuk është më e mira”, theksoi më tej Komisioneri Avramopoulos. 

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, tha nga ana e tij, se “pas 3 vjetësh bllokimi, Kosova pritet ta votojë demarkacionin me Malin e Zi”. 

“Do të doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim. Kushtet e BE-së për Kosovën nuk janë për interesin tuaj, por për të mirën tonë dhe unë jam mbështetës i madh i integrimit evropian. “Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme”- tha ministri Pacolli. 

Tutje, kryediplomati kosovar e përshkroi Qeverinë e sotme të Kosovës si “një qeveri mjaft dinamike që mund të bëjë shumë punë, nëse mbështetet nga institucionet evropiane”

 

Foto Galeria