2537 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Besnik Hoti pret në takim zëvendësministrin e MTI-së, Faton Thaçi

Prishtinë, 16 mars 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosoves, Besnik Hoti, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi i cili ishte bashkë me shefin e AKS-së, Hafiz Gara.

 

 Temë e diskutimit ishin proceset e përbashkëta dhe koordinimi ndërinstitucional në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare me karakter ekonomik. 

Hoti ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Departamentit për Organizata Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadoren Ariana Zherka Hoxha.

Foto Galeria