2544 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun slloven Erjavec: Sllovenia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën, do të rris edhe më shumë në të ardhmen

Prishtinë, 13 Mars 2018 – Sllovenia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën dhe ka qenë zëri më i fuqishëm i saj dhe shqiptarëve të Kosovës edhe në periudhën më të vështirë për ne, kur jemi jetuar në një kulm të përbashkët. Si nikoqir i takimit të sotshëm me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Karl Erjavec, u sigurova se shteti slloven do shtojë angazhimin edhe më të madh për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Organizatat Ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL dhe UNESCO, ku ajo është anëtare e Bordit Ekzekutiv, rrugëtimin tonë euro-atlantik, liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe rritjen e mëtejme të investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës për shtetasit tanë në shumë sektorë të tjerë, ku potencialet janë të pashfrytëzuara.

 

 Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, gjatë takimit të tij bilateral me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec. 

“Kosova dhe populli i saj ende i kanë të freskëta kujtimet para 29 viteve, kur populli slloven ngriti zërin kundër padrejtësive, kërcënimeve dhe të dhunës sistematike që po ushtrohej atëbotë ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Përkrahja politike dhe qytetare për Kosovën në atë kohë ishte fije shprese dhe optimizmi. Andaj, ne gjithmonë do ta kujtojmë atë mbështetje e kurajë politike, qytetare e njerëzore. Ne, si dy vendeve dhe dy popuj, përveç të kaluarës së përbashkët, ndajmë edhe synimet për një të ardhme të përbashkët, si pjesë e familjes së madhe euro-atlantike. Në këtë rrugë, ne jemi shumë mirënjohës për rolin aktiv të Sllovenisë dhe presim, që angazhimi Juaj të jetë i vazhdueshëm dhe gjithnjë e më i zëshëm, ngase ne dhe i gjithë rajoni ka nevojë për të ecur sa më shpejtë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, është shprehur kryediplomati kosovar Pacolli. 

Në kuadër të këtij takimi të dy krerët e diplomacive i kanë vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet në mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe kanë shprehur vullnetin e dy-anshëm për thellimin e mëtejme të tyre në gjitha nivelet. 

Pas takimit dy-palësh ata kanë nënshkruar edhe protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik Kosovë – Slloveni, i cili tuboi dhjetëra biznese nga të dyja anët. 

Sllovenia është ndër investuesit më të mëdhenj të rajonit në Kosovë, me mbi 120 biznese në vend, dhjetëra miliona euro investime dhe qindra vende pune.

 

Foto Galeria