2546 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj takon Presidentin e Zvicrës, Alain Berset

Gjenevë, 12 mars 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Zvicër, veç autoriteteve tjera u takua shkurtazi edhe me Shkëlqesinë e Tij, presidentin e Zvicrës, Alain Berset.

 Dedaj po ashtu u takua edhe me Jan-Marc Ayrault, ish-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Francës si dhe Raymond Loretan, president i Klubit Diplomatik të Gjenevës. 

Gjatë këtyre takimeve, zëvendësministri Dedaj fillimisht i njoftoi me zhvillimet politike në Kosovë dhe falënderoj konfederatën mike të Zvicrës për kontributin e madh në mbështetje të progresit të Kosovës. 

Dedaj ftoj autoritetet zvicerane për ta vizituar Kosovën dhe thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona. Nga ana tyre autoritetet zvicerane ia shfaqen gatishmërinë e tyre për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërme. 

Dedaj në Zvicër po qëndron me ftesë të Klubit Diplomatik dhe Universitetit të Gjenevës.

 
 

Foto Galeria