2547 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli shpreh ngushëllime për aksidentin e rrëzimit të avionit turk, ku humbën jetën 11 persona

Prishtinë, 12 Mars 2018 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për ngjarjen e rëndë të rrëzimit të avionit turk, në Sharh-e Kord, rreth 370 kilometra nga kryeqyteti iranian – Tehran, ku humbën jetën 11 persona.

 “Shpreh dhimbjen time për ngjarjen tragjike të rrëzimit të avionit në turk në Sharh-e Kord, ku si pasojë humbën jetën 11 persona. Familjeve të viktimave të pasagjerëve, që ndodheshin në bordin e avionit i dërgoj ngushëllimet më të ndjera”, është shprehur Ministri i Jashtë​m Pacolli.

Foto Galeria