2548 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zhvillohet Sesioni i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni, synohet bashkëpunimi i gjithanshëm i të dyja shteteve

Prishtinë, 12 mars 2018 – Është zhvilluar në Prishtinë Sesioni i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë - Slloveni. Në Komisionin e bashkë udhëhequr nga përfaqësuesi i palës kosovare, z. Guner Ureya dhe përfaqësuesja e palës sllovene, Ambasadorja, znj. Alenka Suhadolnik, janë trajtuar temat si: bashkëpunimi në fushën e tregtisë, industrisë, turizmit, kulturës, rinisë, sportit, arsimit, shkencës, teknologjisë, mjedisit, trajtimi i ujërave, ICT, digjitalizimi, shkencat, si dhe menaxhimi i financave publike.

 

 Protokolli i sesionit të parë do të nënshkruhet të martën gjatë Forumit Ekonomik Kosovë Slloveni, në praninë e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij slloven, Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Karl Erjavec. 

Protokolli i Komisionit të përbashkët ekonomik do të kontribuojë në orientimin e institucioneve të Kosovës në raport me institucionet e Sllovenisë dhe njëkohësisht do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm të të dyja shteteve.

 

 

Foto Galeria