2551 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj vizitë zyrtare në Zvicër, pritet nga presidenti i Parlamentit, Eric Leyvraz

Gjenevë, 09 mars 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër Ai në ditën e parë u prit nga president i Parlamentit të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz.

Dedaj e njoftoj presidentin Leyvraz me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, rëndësinë e thellimit të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në të gjitha fushat. Zëvendësministri Dedaj njëkohësisht falënderoj Zvicrën për kontributin e dhënë për Kosovën gjatë dekadave të fundit duke përfshirë rolin dhe trajtimin e mërgatës kosovare në këtë vend mik. 

Dedaj me këtë rast e ftoj Leyvrazin për një vizitë në Kosovë gjë që u prit mirë nga presidenti Leyvraz i cili shprehu kënaqësi që ta vizitoi Kosovën. 

Nga ana tjetër presidenti i Parlamentit të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës çmoj bashkëpunimin e Kosovës me Zvicrën dhe kontributin e çmuar të diasporës kosovare në Zvicër.

 
 

Foto Galeria