2552 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Mirëpres vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike në mes Kosovës dhe Barbadosit, do të vazhdojmë praktikën e njëjtë me të gjitha shtetet paqedashëse

Prishtinë, 9 Mars 2018 – Vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike në mes Republikës së Kosovës dhe Barbadosit është një lajm shumë i rëndësishëm për fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës në marrëdhëniet me jashtë dhe dëshmia më e mirë se sukseset e Kosovës në diplomaci janë të pandalshme dhe të pakthyeshme. Ne, do të vazhdojmë këtë praktikë të njohjes së ndërsjellë diplomatike me të gjitha shtetet që i kontribuojnë promovimit të paqes dhe ruajtjes së​ sigurisë dhe rendit ndërkombëtarë.

 

Kështu ka vlerësuar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, pas ceremonisë së nënshkrimit për vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike, e cila u bë sot, në New York nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, znj Teuta Sahatçiu, në njërën anë dhe E Ngarkuara me Punë të Përkohshme e Misionit të Përhershëm të Barbadosit pranë Kombeve të Bashkuara, znj Juliette Babb-Riley në anën tjetër. 

Dokumenti shpreh dëshirën e të dyja vendeve respektive, që të promovojnë lidhjet e miqësisë në mes dy vendeve, zgjerimin e horizonteve të bashkëpunimit dy-palësh dhe të mbështesin kauzën për paqe dhe siguri ndërkombëtare. 

Ai, më tej, ri-afirmon angazhimin e dy Qeverive për parimet e Kombeve të Bashkuara dhe së Drejtës Ndërkombëtare, duke përfshirë respektin e përbashkët për sovranitetin kombëtar, integritetin territorial dhe mos-ndërhyrjen në çështjet e brendshme të ndonjë shteti tjetër.

Foto Galeria