2554 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Intervista e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha dhënë radio Vatikanit

Berisha: Kosova si rezultat i shpalljes së shtetit të pavarur, si rezultat edhe i njohjes së shpalljes nga gjykata ndërkombëtare ka hyrë në një proces të shtet formimit edhe të luajtjes të një roli konstruktiv në rajon dhe sfidat kryesore momentale janë që Kosova është në proces të plotësimit edhe të dy kushteve që kanë të bëjnë me demarkacionin dhe luftimin e korrupsionit dhe ne besojmë kto si tema urgjente që do të kapërcejnë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sikurse të gjithë qytetarët e rajonit dhe pastaj me procesin të vazhdohet.

 

 • Radio Vatikani: Viti 2018 për Kosovën shënon 10 Vjetorin e Pavarësisë, cila është fotografia aktuale që e ka Kosova në këtë përvjetor? 

• Berisha: 10 Vjetori i Pavarësisë për në është një ngjarje e madhe me vetë faktin qe kemi arrit të shpallim Kosovën shtet të pavarur, kemi arritur të ndërtojmë një kushtetutë sipas standardeve evropiane, kemi ndërtuar institucione thelbësore të një shteti demokratik, po ashtu kemi arritur që në se paku 115 vende të njihemi si shtet i pavarur, kemi ndërtuar misionet diplomatike si shenjë e prezantimit të Kosovës nëpër botë , Evropë dhe kontinente tjera dhe kemi arritur në një masë të mirë për të treguar qe institucionet funksionojnë dhe çështja e situatës së sigurisë ka qenë tu marrë parasysh të gjitha karakteristikat e rajonit dhe historisë së Kosovës, ka qenë kryesisht e qetë , nuk kemi arritur për këtë periudhë të shkurt të përmbyllim procesin e njohjes edhe të anëtarësimit në organizata me të rëndësishme siç është Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, por besojmë që me kalimin e kohës dhe përpjekjeve ne do të arrijmë edhe këto objektiva. 

• Radio Vatikani: Pra, sipas jush cilat janë sfidat kryesore dhe më urgjente që ka Kosova sot? 

• Berisha: Kosova si rezultat i shpalljes së shtetit të pavarur, si rezultat edhe i njohjes së shpalljes nga gjykata ndërkombëtare ka hyrë në një proces të shtet formimit edhe të luajtjes të një roli konstruktiv në rajon dhe sfidat kryesore momentale janë që Kosova është në proces të plotësimit edhe të dy kushteve që kanë të bëjnë me demarkacionin dhe luftimin e korrupsionit dhe ne besojmë kto si tema urgjente që do të kapërcejnë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sikurse të gjithë qytetarët e rajonit dhe pastaj me procesin të vazhdohet. Ne kemi nënshkruar me bashkimin evropian MSA- në dhe në presim që hapat tjerë të jenë procesi eventual i negociatave për anëtarësim në bashkimin evropian. 

• Radio Vatikani: Ju jeni optimist do arrijnë forcat politike të Kosovës ti plotësojnë këto kërkesa? 

• Berisha: Të them të drejtën do të ishte e pafalshme dhe papjekuri e klasës politike të Kosovës që në këtë fazë të mos plotësoje këto kondita sepse ato mund të jenë fatale për fatin e vetë shtetit dhe partneritetit me miqtë tanë evropian dhe të SHBA-ve. 

• Radio Vatikani: Një prej elementëve të Kosovës që është më i ndjeshëm e ndoshta edhe më i nevojshëm për mbështetje nga ana e strukturave shoqërore dhe ato shtetërore janë të rinjtë , të rinjtë që kërkojnë punë , të rinjtë që kërkojnë formim të mirëfilltë si shkollor por edhe profesional. Çfarë ju ofron sot shteti të rinjve të Kosovës? 

• Berisha: Kjo është pyetje thelbësore dhe më rëndësishmja tu e pas parasysh faktin se edhe unë jam vet prind i katër fëmijëve dhe të gjithë janë të rritur, 3 prej tyre janë studentë dhe vajza e vogël do të jetë studente dhe kjo sfide personale si prind por edhe shoqëror sepse ne nuk kem arritur që të krijojmë një sistem ekonomik në të cilin punësimi i të rinjve do të ishte perspektivë për ta dhe për shoqërinë, ne do të duhej që të kalojmë siç thashë këto dy elemente urgjente të hapjes në mënyrë që pastaj në raport me marrëveshje me bashkimin evropiane përmes fondeve dhe përmes bashkëpunimit ekonomik që të parashihen edhe marrëveshja e MSA-se, të krijojmë vende të reja të punës në mënyrë që ato të përcjellin trendin e daljes në treg të rinjve që është shumë jo proporcional me mundësinë dhe rritjen ekonomike e cila në parametrat e tashëm që sillet varësisht prej vitit prej 3-4% është e pamjaftueshme. 

• Radio Vatikani: Kalojmë të elementi tjetër që e dallon Kosovën është ai përveç i pluralizmit politik është i pluralizmit ndëretnik dhe ndër fetar . Roli i komuniteteve fetare, realiteti shoqëror i Kosovës, cili është sipas jush? 

• Berisha: Kjo është një ndër çështjet ma komplekse në vetë ndërtimin e shtetit dhe në vetë Kushtetutën është paraparë Kosova si një shtet në të cilin jetojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe është e paraparë një shoqëri multietnike dhe multireligjioze duke pas parasysh komunitetet fetare ortodokse, islame dhe katolike besoj që me zhvillimin e shoqërisë dhe me hapjen e shoqërisë edhe Kosovës dhe në raport integruese evropianë duhet të relativizohen këto ndasi të cilat janë krijua për shkak të involvimit ndoshta edhe të bashkësive fetare në çështje në të kaluarën që shpeshherë janë ndërlidhur me politikën. Unë besoj që ato duhet të zhvillojnë jetën e tyre në frymën shpirtërore dhe të organizimit të tyre të brendshëm ndërsa shoqëria duhet të ecën në vlera të parapara edhe me Kushtetutë edhe me praktika të mira evropiane , në mënyrë që shoqëria të respektojë dinjitetin e çdo personi dhe të drejtën e tij për të besuar në mënyrën e vetë qoftë e trashëguar e qoftë si bindje . Unë besoj që edhe tani që ka kaluar leximi i pare i ligjit mbi fetë , ai ligj ju jep gjitha mundësitë komuniteteve të zhvillojnë jetën e tyre. 

Foto Galeria