2555 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Çdo shtet anëtar i OKB-së është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 7 mars 2018 - Procesi i njohjes ka treguar se shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe një faktor i domosdoshëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo më së miri demonstrohet nga fakti i njohjes zyrtare të Kosovës nga të gjitha vendet fqinje (përveç Serbisë), shumica dërrmuese e shteteve nga rajoni, komuniteti Euro-Atlantik dhe vendet tjera që i përkasin komuniteteve të ndryshme ndërkombëtare dhe anëtare të OKB-së. Njohja e Kosovës plotëson njohjen e së drejtës së qytetarëve të saj për shtetësi, pas dhunimit dhe abuzimit të të drejtave të njeriut, politikës së tokës së djegur dhe spastrimit etnik.

 

 Pavarësia e Kosovës është dëshmi e ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale! Arritjet e deritanishme në arenën ndërkombëtare janë meritë e diplomacisë pro aktive dhe dinamike të Republikës së Kosovës, por nuk duhet harruar se është meritë e pamohueshme e partnerëve tanë që kanë përkrahur dhe lobuar për njohje të reja. Përpjekjet tona për të përfunduar njohjen ndërkombëtare duhet të përqendrohen në angazhimin në një dialog me shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, si në Evropë ashtu dhe në gjeografi e hemisfera tjera të Globit. Njohja e Kosovës nga vendet anëtare të BE-së është një vendim i drejtë, si dhe është në interes të stabilitetit dhe unitetit evropian, dhe mbi të gjitha nuk ka implikime për çështjet e tyre të brendshme. 

Po ashtu për Kosovën e cila në vazhdimësi shton përpjekjet për tu anëtarësuar në OKB dhe agjencitë e saj, është me rëndësi të vazhdohet dialogu me të gjitha vendet anëtare të OKB-së, qofshin ato të mëdha apo të vogla për nga territori, demografia, fuqia ushtarake apo fuqia ekonomike. Një nga vlerat fondamentale të Politikës së Jashtme të RKS-së është sovraniteti dhe integriteti territorial që derivon nga Kushtetuta e RKS-së si dhe nga respekti i së drejtës ndërkombëtare si vlerë universale. Karta e OKB-së është e bazuar në vlera të njëjta universale në të cilat mbështetet Republika e Kosovës. Njohjet graduale nga vendet anëtare të BE-së dhe OKB-së dhe të NATO-së e risin afinitetin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat esenciale që garantojnë siguri dhe bashkëpunim ndërkombëtarë, paqe, demokracinë, të drejtat e njeriut, të drejtat e komuniteteve, respekti i diversitetit kulturorë, liria e të shprehurit, liria e medieve, ekonomia e tregut, zhvillimi i qëndrueshëm, respekti i së drejtës ndërkombëtare. 

Andaj, jemi koshient se betejat e instaluara nga Serbia janë në shërbim të dobësimit të pozitës së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, vënies në dyshim të sovranitetit të saj dhe prejudikimit të pozitës së vendit tonë në proceset që po na presin. Roli i Politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës është të ndihmoi Qeverinë që në përpjekjet e saja të jetë e suksesshme në skenën ndërkombëtare. Në realitet kjo nënkupton se Ministria e Jashtme asiston në implementimin e programeve qeveritare dhe të strategjive sektoriale të ministrive të veçanta duke i shfrytëzuar mjetet e diplomacisë publike dhe rrjetin e përfaqësimit të jashtëm, si dhe përmes resurseve të brendshme të ministrisë. 

Në këtë drejtim detyrë e Politikës së Jashtme është: 

• Mbrojtja e shtetësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës; 

• Marrja e njohjeve të reja nga shtetet veç e veç, njohja ndërkombëtare dhe pranimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara; 

• Avancimi politik dhe zhvillimi socio-ekonomik përmes anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian; 

• Sigurimi i Kosovës nga rreziqet e jashtme përmes anëtarësimit në NATO; 

• Ruajtja e fqinjësisë konstruktive në rajon përmes dialogut parimorë; 

• Ruajtja e marrëdhënieve të veçanta me BE dhe SHBA dhe me vendet e BE-së; 

• Ofrim i kontributit për çështje globale, të drejta të njeriut, paqe, zhvillim dhe demokraci. 

Për Republikën e Kosovës çdo sistem vlerash që kultivohet në kuadër të secilit vend anëtarë të OKB-së, është i rëndësishëm esenciale të përafrohet me sistemin e vlerave që kultivohet në vendin tonë dhe janë pjesë e Kushtetutës sonë.

Foto Galeria