2560 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 03 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Dënoj sulmin ndaj Ambasadës franceze në Burkina Faso, Kosova bashkë me aleatët për ta mposhtur të keqen globale

Prishtinë, 3 Mars 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmet, që ndodhën dje ndaj Ambasadës së Francës dhe ndaj Bazës së Ushtrisë Kombëtare, në kryeqytetin e Burkina Faso-s, Ouagadougou, i cili sipas raportimeve të deritanishme la disa persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

 

“Dënoj me fjalët më të ashpra sulmet, që ndodhën dje ndaj Ambasadës së Francës dhe Bazës Qëndrore të Ushtrisë Kombëtare të Burkina Faso-s, në kryeqytetin e këtij shteti, Ouagadougou, të cilat lanë për pasojë disa persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. 

Kosova qëndron krah për krah me Francën dhe të gjitha vendet aleate në mposhtjen e së keqes globale, e cila ka ndjellur vetëm frikë, nxitur urrejtje e fragmentarizim dhe ka krijuar pasiguri tek qytetarët.”, ka thënë kryediplomati i Kosovës, Pacolli. 

Foto Galeria