2563 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 02 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj mori pjesë në festën e 574 vjetorit të Besëlidhjes se Skënderbeut

Lezhë, 2 mars 2018 -Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës mori pjesë në festën e 574 vjetorit të Besëlidhjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

 

 Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Ministrja e arsimit Lindita Nikolla, deputet dhe autoritete të Shqipërisë, Kosovës dhe të trojeve shqiptare. Manifestimin e përshëndeti edhe zëdvendësministri Dedaj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i cili pos tjerash theksoj se Besëlidhja e Gjergj Kastriotit ishte një ngjarje historike e cila mbajti gjallë idenë e lirisë dhe besëlidhjeve të reja mbarë kombëtare.

 

Foto Galeria