2566 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 01 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i jashtëm dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, takime me autoritete të larta japoneze në një vizitë dy ditore

Tokyo, 1 Mars 2018 - Prej pasditës së sotme, Ministri i Jashtëm dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, fillon një vizitë të ngjeshur dy-ditore në Tokio, kryeqytetin e njërit prej vendeve, që e ka mbështetur më së shumti Kosovën në vitet e Pavarësisë.

 

Takim me homologun e tij japonez, komunitetin e biznesit dhe festim i dhjetë vjetorit të pavarësisë me miqtë e Kosovës në kryeqytetin japonez, Tokio.

I shoqëruar nga ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, kryediplomati kosovar fillimisht do të takojë ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko.

Më pas homologu i tij japonez, Taro Kono, do të shtrojë një darkë për nder të z. Pacolli.

Gjatë takimeve, që vazhdojnë dhe nesër, ministrat e qeverisë së Kosovës, Pacolli dhe Lluka do të kërkojnë mbështetjen e gjithanshme japoneze në sektorë si energjia, infrastruktura në përgjithësi, etj. 

Japonia, me afro 130 milionë banorë, fuqia e tretë ekonomike e botës, është nga donatorët kryesorë të Kosovës. 

Ajo e mbështet Kosovën në shumë nisma globale dhe Organizata Ndërkombëtare. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka shpallur kohët e fundit iniciativën për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Foto Galeria