2569 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon fuqishëm sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme në Strasbourg, pret që sulmuesit të nxirren shpejt para drejtësisë

Prishtinë, 26 Shkurt, 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka dënuar me fjalët më të ashpra aktin vandal të vjedhjes së flamurit dhe shkatërrimit të Stemës së Republikës së Kosovës, i cili ndodhi gjatë fundjavës që shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg të Francës.

 

“Dënoj fuqishëm sulmin vandal ndaj Institucioneve dhe Simboleve Shtetërore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg. Falënderoj reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e Institucioneve franceze të sigurisë, që t’i përgjigjen shpejt kërkesës tonë për hetim dhe presim që kryerësit e këtij akti të ulët të nxirren para drejtësisë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze në lidhje me këtë rast”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli. 

Foto Galeria