2570 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Sqarim për media

Prishtinë, 25 Shkurt 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme ka vërejtur se sot ka pasur disa raportime në media përkitazi me detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, duke raportuar se ky Komision do të bëjë vlerësimin dhe Gradimet e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

 

Për hir të korrektësisë dhe parimit të raportimit të drejtë dhe të saktë, Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se Komisioni për Grada dhe Disiplinë, i cili themeluar me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, do të bëjë vlerësimin e gradimeve për shërbyesit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës, që posedojnë grada diplomatike apo konsullore nën nivelin e Ambasadorit, por jo edhe të vetë asaj të Ambasadorit, ashtu siç është raportuar.

Në lidhje me këtë të fundit, procedurat janë të përcaktuara në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria