2572 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli uron Estoninë për 100 vjetorin e Pavarësisë, Estonia një shtet partner dhe mik i Kosovës

Prishtinë, 23 Shkurt 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata po shënojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së tyre.

 

 “Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata festojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në këtë festë të veçantë për shtetin dhe popullin Tuaj ne kujtojmë edhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i ka dhënë dhe po vazhdon t’i ofrojë Republikës së Kosovës. Estonia ka qenë në valën e parë të vendeve të BE-së që e ka njohur Kosovën dhe brenda dekadës së parë të marrëdhënieve tona ndër-shtetërore ne kemi arritur që të avancojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fusha. Estonia është një shtet partner dhe mik i Kosovës. Dëshiroj të shfrytëzojë këtë rast për t’ju uruar edhe për udhëheqjen Tuaj të suksesshme të Presidencës së BE-së gjatë pjesës së dytë të vitit që shkoi”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare në urimin e tij

Foto Galeria