2579 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 20 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli pranon letër urimi nga homologu i tij çek, sigurohet për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme drejt BE-së dhe NATO-s

Prishtinë, 20 Shkurt 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar një letër urimi nga homologu i tij çek, Martin Stropnický, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

“Së pari, më lejoni, që të shfrytëzojë këtë mundësi t’ju shpreh urimet e përzemërta vendit Tuaj dhe popullit të Kosovës me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Më lejoni t’ju sigurojë Ju, se Ju keni admirimin tim të sinçertë për progresin, që Kosova ka bërë deri më tash në konsolidimin e shtetësisë”, thuhet në letrën e adresuar Ministrit Pacolli. 

Në vazhdim të letrës së tij, kreu i diplomacisë çeke njeh të arriturat e vendit si në nivelin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, duke theksuar edhe të arriturat e mëdha të Kosovës me numrin e lartë të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare. 

Ministri i Jashtëm Pacolli nëpërmjet kësaj letre është siguruar për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme çeke në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO. 

Foto Galeria