2581 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj u prit nga homologu i tij shqiptar, Etjen Xhafaj

Tiranë, 19 shkurt 2018 – Zëvendësministri i punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, ka qëndruar për një vizitë pune në Tiranë, me ç ‘rast u prit nga Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

 

Zëvendësministri Dedaj fillimisht falënderoj institucionet dhe qeverinë shqiptare për kontributin e madh për diplomacinë kosovare dhe dinamizmin e njohjeve të Republikës së Kosoves nga vendet mike. Dedaj po ashtu e njoftoj homologun shqiptar me ceremoninë dinjitoze të kremtimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe zhvillimet politike në Kosovë. Nga ana tij zëvendësministri Xhafaj ritheksoj mbështetjen e qeverisë dhe diplomacisë shqiptare për Kosovën dhe perspektiven euroatlantikë të saj. Me rastin e qëndrimit në Tiranë Dedaj dha edhe një intervistë në Radio Televizionin Shqiptar.  

Foto Galeria