2583 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

MPJ adresë aktivitetesh, takimesh me dinjitarë të rangut më të lartë për dhjetë vjetorin e Pavarësisë

Dhjetëra takime të numrit dy të Qeverisë dhe Kryediplomatit Pacolli me delegacione nga anë të ndryshme të globit; promovim i dy librave: atë me nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë dhe vendimit të GJND-së. Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, ish-Presidentët nga rajoni, ish-Kryeadministratorë të Kosovës, deputetë nënshkrues të Pavarësisë, të gjithë të pranishëm në hollin e ri të MPJ-së 

Prishtinë, 19 Shkurt 2018 – Në kuadër të aktiviteteve zyrtare të dhjetë vjetorit të Pavarësisë, Ministria e Jashtme mbajti një peshë kryesore në organizimin e dhjetëra takimeve dypalëshe, promovimin e dy librave atë për Deklaratën e Pavarësisë dhe Vendimit tw GJND-së për Kosovën si dhe ceremonive të tjera zyrtare.

 

Agjenda e Kryediplomatit Pacolli në ditën e festimeve filloi me realizmin e një interviste të tij në agjencinë më të madhe spanjolle EFE. Në këtë intervistë, e cila ka patur jehonë të madhe në botën hispanike, Ministri Pacolli i bëri thirrje investitorëve spanjollë të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, pasi që siç nënvizoi Ministri Pacolli “kosovarët e duan Spanjën, kulturën dhe sportin e saj”

Gjatë ditës së djeshme, shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, zhvilloi takime të ndara me ish-Kryeministrin e Turqisë, Ahmet DavutoÄŸlu, Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ishujve Marshall, Senatorin Maynard Alfred, delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kryesuar nga Ndihmës Ministri i Jashtëm, Jaqoub Alhosani, me Ministrin e Shtetit të Bangladeshit, Shahriar Alam, Shefin e Kabinetit të Presidentit të Guinea Bisseau, me Konsullin e Nderit të Kosovës në Japoni dhe Këshilltarin Special të Kryeministrit Abe, z. Isao Lijima, delegacionin shtetëror japonez të kryesuar nga Zëvendës Ministri për Punë të Jashtme, Manabu Horri, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ambasadorin, Ahmet Yildiz, dhe shumë miq dhe funksionarë të tjerë, që kishin rol të rëndësishëm në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës. 

Tutje, Ministri i Jashtëm Pacolli, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, në cilësinë e deputetit inicoi botimin e një libri për Deklaratën e Pavarësisë, të cilin e promovoi në hollin e ri të rinovuar të MPJ-së. 

Po ashtu, duke ndjerë nevojën e një botimi me argumenta pro ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës, gjatë aktivitetit të tij lobues, Ministri Pacolli nxiti botimin e një libri në gjuhën angleze për opinionin e GJND-së. 

Të dy librat u promovuan në praninë e Presidentit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Shqipërisë, ish-Presidentëve nga rajoni, ish-Kryeadministratorëve të Kosovës, deputetëve nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, si dhe përfaqësueseve të Kosovës në GJND. 

Numri dy i Qeverisë, në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tyre shtroi në shtëpinë e tij edhe një darkë për të gjithë mysafirët e shquar, që morën pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. 

Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidenti Meta me bashkëshorte, diplomatë, Ambasadorë nga shumë vende të botës dhe mysafirë të tjerë e festuan vitin jubilarë të Pavarësisë si mysafirë të veçantë të Ministrit të Jashtëm Pacolli.

Gjatës ditës së sotme, numri një i diplomacisë kosovare, pati takime të veçanta me ambasadoren e Estonisë në Vjenë jo-rezidence për Kosovën, Eve Kulli Kala, dhe me Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit, në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullahbin Zahiri Al-Hinai.

Në takimin e parë, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe vazhdimi i mbështetjes së Estonisë për Kosovën në rrugën evropiane dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. 

Në ndërkohë, në takimin me Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai, Ministri Pacolli ka pranuar urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e Pavarësisë dhe gatishmërinë e këtij shteti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare. 

“I kërkova diplomatit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Ministri Pacolli.  

 

Foto Galeria