2587 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme, Horii nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi Kosovë -Japoni

Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve respektive.

 

Marrëveshja, që u nënshkrua sot në Prishtinë dhe ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe e cila vlerësohet të jetë e rëndësishme në këtë sektor. 

Japonia në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës, por që nga shpallja e pavarësisë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ato kanë thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dy-palësh dhe shumëpalësh në shumë fusha.  

 

Foto Galeria