2591 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli takime të shumta në Konferencën e Sigurisë në Mynih,

Mynih, 17 Shkurt 2018 – Në ditën e dytë të qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Konferencës e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij, me Presidentë shtetesh dhe zyrtarë tjerë të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme të botës, që përfaqësoheshin në këtë ngjarje, ndërkohë që ka lobuar intenzivisht për shtimin e njohjeve të reja dhe sigurimin e mbështetjes për integrimin e mëtejmë të vendit tonë në Organizatat Ndërkombëtare, në vecanti në INTERPOL.

 

Nga takimet e shumta, numri një i diplomacisë kosovare, ndër të tjera ka takuar Presidentin e Rwandës, Paul Kagame, Ministren e Jashtme të këtij shteti, Louise Mushikiwabo, Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour, Komisionerin e BE-së, Johannes Frederik Hahn, ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ish-Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Baroneshën, Catherine Ashton.

Ju lutem, gjeni bashkëlidhur linkun, ku mund t’I gjeni video-pamjet. 
https://www.youtube.com/watch?v=93aH9hMYtJ8 

Foto Galeria