2592 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova nuk do të jetë vetëm konsumues

Mynih, 17 Shkurt 2018 – Konferenca e Mynihut një mundësi jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e përkrahjes së transformimit të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

 

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së së Kosovës, z Behgjet Pacolli, në margjina të takimeve të tij të shumta, që po zhvillon me vendim-marrës të nivelit më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes nga shtete të shumta të botës, që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. 

“Sa më shpejt që ndodh ky proces, Kosova do t’i kontribojë edhe më shumë paqes, rendit ndërkombëtar dhe sigurisë kolektive si një parner i rëndësishëm dhe kredibil. Ne nuk do të jemi më vetëm konsumues, por eksportues në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur kryediplomati kosovar. 

Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku po diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë dhe rendit ndërkombëtarë.  

 

Foto Galeria