2594 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Shtetet jo-njohëse ta ndjekin shembullin e Barbadosit në dhjetë vjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 Shkurt 2018 – Njohja zyrtare e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran nga shteti i Barbadosit dhe shprehja e vullnetit për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve respektive është një lajm i duhur në kohën e duhur dhe duhet t’i inkurajojë edhe shtetet tjera jo-njohëse, që ta ndërmarrin një hap të tillë në shënimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

 

Ky akt i rëndësishëm nga përfaqësuesit e shtetit të Barbadosit fuqizon edhe më tej legjitimitetin ndërkombëtarë të Kosovës dhe dërgon një mesazh të qartë se procesi i njohjeve është i pakthyeshëm dhe i pandalshëm. 

Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, pas pranimit zyrtar të njohjes nga Barbadosi, nëpërmjet të cilës konfirmohet ky vendim. 

“Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën”, është shprehur më tej kreu i diplomacisë kosovare. 

Barbadosi është një shtet ishull në rajonin e Karaibeve në Amerikën Veriore me një popullsi që llogaritet të jetë rreth 300 mijë banorë.  

Foto Galeria