2595 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën Sigurisë në Mynih

Prishtinë, 16 Shkurt 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së së Kosovës, z Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot në orët e vona të pasditës për në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

 

Në margjina të kësaj Konference të nivelit të lartë botërorë, e cila bashkon vendim-marrësit më të mëdhenj në politikat e sigurisë ndërkombëtare, kreydiplomati kosovar do të ketë takime të shumta me homologut e tij dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë. 

Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë ndërkombëtare.

Foto Galeria