2597 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha pret në takim sekretarin e shtetit të Sllovenisë, Iztok Mirosic

Prishtinë, 12 shkurt 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Anton Berisha, ka pritur në takim sekretarin e shtetit të Sllovenisë, ambasadorin Iztok Mirosic.

 

Me këtë rast, Berisha e falënderoi sekretarin Mirosic për vizitën dhe për kontributin që vendi i tij, Sllovenia ka dhënë për Kosovën në proceset e deritanishme shtet-formuese.

Ndërsa nga ana tjetër, Mirosic shprehu urimet më të sinqerta të shtetit slloven për 10 vjetorin e shtetësisë së Republikës së Kosovës duke uruar që Kosova dhe Sllovenia të vazhdojnë raportet e shkëlqyeshme si dhe uroj avancimin e Kosovës në proceset integruese evropiane.

Temë boshti i këtij takimi ishte procesi i zgjerimit për të cilin sekretari Mirosic thotë se është një mundësi pozitive për rajonin duke përfshirë edhe Kosovën.

Sugjerimi i tij ishte që Kosova të merret me procese reformuese, rendin e ligjin si dhe mbarëvajtjen e procesit të dialogut me Serbinë dhe me shtetet tjera fqinje. 

 

Foto Galeria