2598 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 11 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Ambasadorët e rinj digjital po e promovojnë imazhin e Kosovës në botë, shtuan rreth 600 artikuj, faqe e kategori dhe bënë rreth 5000 redaktime

Prishtinë, 11 shkurt 2018 – Kundërshtarët e Kosovës nuk kanë lënë gurë pa lëvizuar për të krijuar narracion dhe imazh negativ për vendin tonë gjithandej nëpër botë, por kjo nuk do të tolerohet më. Ne, do të krijojmë dhe promovojmë narracionin e vërtetë të Kosovës, ashtu siç është. Të bukur. Të pasur dhe të re.

 

  Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës, Z. Behgjet Pacolli, në përfundimin e punëtorisë së wikipedianëve të rinj, që u tubuan për dy vikende radhazi me qëllimin e pasurimit të përmbajtjes së enciklopedisë së lirë Wikipedia me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Ishte vërtetÄ“ ndjenjë e veçantë t’i vizitojë wikipedianët e rinj, që me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë për dy vikende e pasuaruan enciklopedian wikipedia për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe e kategori dhe bënë rreth 5000 redaktime. Ata janë Ambasadorët digjitalë të vendit tonë. Ata po e promovojnë imazhin e Kosovës në marrëdhëniet me jashtë. Falenderoj edhe Ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean Hubert Lebet, që na u bashkua në këtë ngjarje të rëndësishme. Gjithashtu, wikipedianët profesionistë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Evropa, që gjetën kohë të japin kontribut shumë të rëndësishëm për vendin tonë. Ministria do të vazhdojë t’i mbështesë iniciativat të tilla edhe në të ardhmen”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

Ky aktivitet, është organizuar me rastin e shënimit të vitit jubilar të 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Aktivitetet të tilla synohen të organizohen edhe në Komuna të tjera të Kosovës dhe të përfshijë vullnetarë të ri dhe kreativ.

Falë punës së madhe të wikipedianëve të rinj, enciklopedia në gjuhën shqipe ka arritur të rangohet një vend më lart nga ai ku qëndronte javën e kaluar, respektivisht nga vendi i 71 në atë të 70-të.

 

Foto Galeria