2599 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, uron Imzot Anthony Frendo në zgjedhjen e tij në krye të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

Prishtinë, 09 shkurt 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, ka uruar Imzot George Anthony Frendo në zgjedhjen e tij Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

 

Berisha ka thënë se Kisha katolike ndër shqiptarë në rrugëtimin e vet pas viteve të rikthimit të saj në popullin tonë është ballafaquar me sfida të mëdha, prandaj falë vullnetit të madh të besimtarëve dhe prijësve fetarë ajo vazhdon me kurriz të drejtë rrugën e filluar këtu e dy mijë vjet më parë.

Rikthimi i saj në të gjitha poret e shoqërisë sonë, hapë shtigje të reja, prandaj për ju Shkëlqesi enderuar, imzot Frendo, titulli i kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë obligon që të mbani lartë, në rënd të parë vlerat e Kishës që e prezantoni, besimtarëve dhe në tërësi vlerat tona si komb duke ruajtur kahun e duhur hyjnizues.

‘’Shkëlqesi e nderuar imzot Frendo, Më lejoni që në cilësinë e zëvendësministrit të Jashtëm të Qeverisë së Kosovës, si dhe personalisht, të Ju përgëzoj dhe të ju uroj nga zemra për detyrën tuaj, që besoj do të identifikohen jo vetëm besimtarët, institucioni që e prezanton brenda shtetit të Shqipërisë, por edhe shqiptarët kudo që ata jetojnë ’’ ka shkruar zëvendësministri Berisha.  

Foto Galeria