2601 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 08 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Sekretari Fitim Sadiku priti homologun e tij nga Maqedonia, Viktor Dimovski

Prishtinë, 08 shkurt 2018 - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Fitim Sadiku, ka pritur në takim homologun e tij, Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Viktor Dimovski.

 

Me këtë rast të dy sekretarët, Sadiku dhe Dimovski biseduan për bashkëpunimin e mirë që kanë Kosova dhe Maqedonia si dhe thellimin e bashkëpunimit të të dy ministrive të Jashtme, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë. 

Rëndësi të veçantë të këtij takimi kishte edhe planifikimi i mbledhjes së dy qeverive të të dyja vendeve. 

Foto Galeria