2604 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm, ambasadori Anton Berisha priti shefin e OSBE-së, ambasadorin Jan Braathu

Prishtinë, 05 shkurt 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathua.

 

Berisha e falënderoi ambasadorin Braathu për punën dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në përkrahjen e Kosovës. Në këtë takim në mënyrë specifike u bisedua për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Jashtme dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.Po ashtu ishte konstatim i përbashkët që palët duhet të jenë më aktive dhe më prezente në mënyrë që të arrihen rezultate të prekshme si për Kosovën ashtu edhe për regjionin. 

Foto Galeria