2606 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 02 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin me Kongresmenin amerikan Palazzo: Ne, i jemi mirënjohës për gjithë jetën ShBA-ve

Prishtinë, 2 Shkurt 2018 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Jashtme, Kongresmenin amerikan, Steven Palazzo, i cili ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

 

“Ne, i jemi mirënjohës për gjithë jetën SHBA-ve”, i ka thënë ministri i jashtëm, Pacolli, Kongresmenit amerikan Palazzo, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

“Në këto 10 vjet jetë të pavarur, ne po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të civilizuar dhe po ecim para, megjithëse kemi bërë dhe gabime”, ka vazhduar kreu i diplomacisë kosovare. 

Nga ana e tij, Kongresmeni, Palazzo, është falënderuar për mikpritjen e popullit të Kosovës, “vend në të cilin çdo amerikan ndihet si në shtëpinë e vet”.

Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore, ministri Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet e tij për të rritur njohjet e Kosovës anembanë globit, aktivitet në të cilin ka gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve. 

Duke i treguar për përshtypjet nga vizita e ngrohtë në shtetin e Ajovas (Iowa) në ShBA, ministri Pacolli kërkoi vendosjen e kontakteve të Kosovës me shtetin e Misisipit, zonën elektorale të Kongresmenit, shtet ky i njohur për traditën bujqësore. 

Foto Galeria