2614 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli përfundon vizitën në Itali duke vendosur kurorë me lule në Monumentin e Skënderbeut

Romë, 26 janar 2018 – Në përfundimin e vizitës së tij të parë zyrtare në Itali, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka vendosur një kurorë lule në Monumentin e Skënderbeut në Sheshin “Nëna Terezë”.

 

Monumentin e Skënderbeut në Sheshin ‘Shqipëria’. Kombi shqiptar përkujton 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë kombëtar, në aktivitete të shumta shtrirë gjatë gjithë vitit, ndaj e quajta të udhës të bëja një gjest të tillë në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal”, ka është Ministri i Jashtëm Pacolli.

“Sa emocion të gjendesh para një Monumenti të tillë të Heroit tonë, Mbrojtësit të Qytetërimit Perëndimor në një qytet si Roma, të mbushur plot me monumente dhe gjurmë të lashtësisë dhe mesjetës”, është shprehur ai.

Monumenti i Skënderbeut është inauguruar në Romë më 28 tetor 1940. 

Gjatë vizitës dy ditore në Itali, kreu i diplomacisë kosovare takoi përfaqësues të lartë shtetëror nga shteti italian, Selisë së Shenjtë në Vatikan, si dhe përfaqësues të komunitetit të bizneseve italiane. 

Në margjina të vizitës, ai promovoi para personaliteteve të larta italiane edhe librin autorial të përkthyer në gjuhën italiane “Asgjë nuk është e pamundur. Rruga ime drejt suksesit”, i cili botuar nga shtëpia botuese italiane, Cairo Edizioni.

 

Foto Galeria