2615 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj priti ambasadorin e Bullgarisë, Dantchev

Prishtinë, 26 Janar 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dantchev.

 

Dedaj e njoftoj ambasadorin e bullgar, Dantchev, për situatën në Kosovë dhe tani kur Bullgaria kryeson me Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, është momenti i duhur i dinamizmit të qasjes së BE-së ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe perspektives evropiane të të gjitha vendeve të rajonit. >/br>
Ambasadori Dantchev ritheksoj mbështetjen e Bullgarisë mike për çështjen e Kosoves si dhe të stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe mbarë këtë pjesë të Evropës. 

Foto Galeria