2616 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Pacolli fton kompanitë italiane, pjesë e KONFINDUSTRIA

Romë, 26 Janar 2018 –Dita e dytë e vizitës së ministrit të jashtëm dhe Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, nisi me një mëngjes pune me, Licia Mattioli, Zëvendës Presidente për Ndërkombëtarizim dhe, znj. Camilla Cionini Visani, drejtoreshë per Çështje Ndërkombëtare, Konfindustria.

 

“Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme”, i ka thënë ministri i jashtëm Pacolli, bashkëbiseduesve të shoqatës më të madhe italiane të ndërmarrësve.

Konfindustria është organizata më e madhe e biznesit italian që grupon afro 150 mijë kompani nga sektorë si industria, shërbimet, tregtia, etj, me afro 4.5 milionë të angazhuar.Gjatë bisedës së punës, numri dy i qeverisë së Kosovës i njohu bashkëbisedueset me legjislacionin shumë të favorshëm të Kosovës për ndërmarrësit në përgjithësi dhe ata italianë në veçanti.

Ministri i Jashtëm Pacolli e përshkroi mjedisin biznesor të krijuar në vend si njërin nga më dinamikët falë reformave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm, duke e bërë Kosovën në 10 vendet më reformatorë të botës.

Tutje, ai ftoi kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur. Ai i ftoi kompanitë italiane që të asistojnë Kosovën, me projekte, duke vënë në lëvizje fondet e shumta, që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën.

Numri dy i Konfindustrisë, i prezantoi Zëvendëskryeministrit të Kosovës interesimin e kompanive që bëjnë pjesë në shoqatën, që ajo drejton për tregje të reja. 

Konfindustria ka kompani që vijnë nga 22 sektorë që kalojnë nga minierat, tek moda, përpunimi i metaleve, etj. Në planet e Konfindustrias është hapja e degëve të kësaj shoqate në vendet e rajonit. 

Duke folur për tregun ushqimor të Kosovës dhe rajonit, ministri Pacolli tha: “Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar, që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme. Për këtë arsye, ne jemi të interesuar, që në Kosovë të krijohen platforma agro-ushqimore për gjithë rajonin, me angazhimin e kompanive italiane të markave më të mira”. 

 

Foto Galeria