2617 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kryediplomati italian Alfano-ministrit të jashtëm Pacolli: ne duam që ju të ndërtoni në politikë ashtu si keni bërë në jetë Ministri Pacolli: ne duam të rrisim praninë italiane në Kosovë, ne duam mbështetjen tuaj në ekonomi dhe në Organizatat Ndërkombëtare

Romë, 25 Janar 2018 – “Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin tuaj,” i tha ministri i jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, homologut të tij kosovar, në takimin e tyre të parë zyrtar në Farnesina”.

 

“Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit Njeri politik. Keni ndërtuar. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni Njeri, dhe Ndërtues”, tha shefi i diplomacisë italiane.

Më pas, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore u zhvillua takimi mes dy ministrave. 

“Ne i jemi mirënjohës Italisë për gjithçka që ka bërë në fushën ushtarake, ekonomike, arsimore dhe kulturore, ndaj duam ta rrisim praninë italiane në Kosovë”, tha ministri Pacolli.

Ai, më tej kërkoi mbështetjen italiane në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare, për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Europës, etj.

Në vazhdim, Ministri Pacolli e njohu mikpritësin me qëndrimet e tij për dialogun Kosovë-Serbi, për reformat e qeverisë së re, dhe me nevojën e Kosovës për mbështetje në këtë fazë të rritjes së saj si shtet, kur po feston dhjetëvjetorin e pavarësisë.

“Jini të sigurt në mbështetjen tonë në gjithçka, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve, etj, sepse ne jemi avokati i Ballkanit në përgjithësi, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne dhe Europën, por dhe i Kosovës në veçanti. Ne duam që Kosovës t’i jepet një datë në integrimin e saj në BE. Mbështetja jonë synon forcimin e sovranitetit kombëtar të Kosovës”, i tha ministri Alfano homologut të tij Behgjet Pacolli. 

https://www.youtube.com/watch?v=RNs94k26-lQ&feature=youtu.be​ 

 

Foto Galeria