2619 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj në emër të Qeverisë së Kosovës vuri kurora lulesh në ‘Lapidarin e Pavarësisë’ në Vlorë

Vlorë, 24 Janar 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Gjergj Dedaj u prit në Vlorë nga Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës.

 

 Me këtë rast zëvendësministri Dedaj, i shoqëruar edhe nga kryetari Leli, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, vuri kurore në ‘Lapidarin e Pavarësisë’, me rastin e 99 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit si dhe vizitoi Muzeun e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.Dedaj po qëndron për vizitë pune me udhëheqësit e Lezhës, Krujës dhe Vlorës.

 

Foto Galeria