2620 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kosova merr zyrtarisht kryesimin e Organizatës Rajonale CEFTA

Prishtinë, 24 Janar 2018 - Republika e Kosovës, në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ushtrimit të rolit të saj në thellimin e këtij bashkëpunimi ka marrë edhe zyrtarisht kryesimin e Organizatës Rajonale CEFTA, gjatë një ceremonie të organizuar enkas për këtë ngjarje në Bruksel.

 

Në kuadër të kësaj ceremonie janë prezantuar edhe prioritetet e Presidencës së Kosovës gjatë kryesimit të CEFTA për vitin kalendarik 2018.

Përkitazi me këtë, prioritetet e presidencës së Kosovës gjatë kryesimit ne CEFTA do të jenë lehtësimi i tregtisë së lirë në mallra; harmonizimi i tregjeve të CEFTA-s me BE-në; krijimi i një rajoni të lirë nga barrierat jo-tarifore dhe zgjidhja e kontesteve tregtare; lehtësimi i tregtisë së lirë në shërbime; lehtësimi i lëvizjes së lirë të ekspertëve/ profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar; lëvizja e lirë e investimeve dhe forcimi institucional i Sekretariatit të CEFTAS-s.

Ndryshe, Kosova është bërë pjesë e CEFTA-s në vitin 2006. Kjo është hera e dytë, që Kosova merr kryesimin e saj, kryesim ky, i cili ndryshon çdo vit me rotacion. 

Foto Galeria