2621 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendës-ministrja e Jashtme Vuniqi takoi delegacionin suedez, diskutohet mundësia e investimeve suedeze në Kosovë

Prishtinë, 23 janar 2018 – Zëvendës-Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka zhvilluar një drekë pune me një delegacion të Qeverisë së Suedisë, të udhëhequr nga Zëvendës-Ministri për BE dhe Tregti në Ministrinë e Jashtme të Suedisë, Oscar Stenstrom.

 

Në takimin në të cilin ka marrë pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Pala kosovare i ka paraqitur delegacionit suedez mundësitë e investimeve në Kosovë, mundësitë e të bërit biznes, burimet natyrore që posedon vendi ynë, si dhe në veçanti për mundësitë në investime në fushën e industrisë së përpunimit të drurit.

Nga ana tjetër, delegacioni suedeze, duke falënderuar delegacionin kosovar për pritjen, kanë shprehur interesimin e tyre për të shikuar mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen

Foto Galeria