2622 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Dedaj pritet në Lezhë nga kryetari Frrokaj

Lezhë, 22 Janar 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka vizituar qytetin e Lezhës ku atje u prit nga kryetari, Fran Frrokaj, në kuadër të takimeve me Qytetarët e Nderit të Lezhës, në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

 

 Dedaj e njoftoj kryetarin Frrokaj me zhvillimet politike në Kosovës, aktivitetet e ministrisë dhe e inkurajoj për ta shënuar sa më denjësisht Vitin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut i cili mbetet figura më emblematike e popullit shqiptarë gjatë historisë.

Tutje Dedaj i propozoj kryetarit Frrokaj që në kuadër të këtij vjetori të ftohen në Lezhë, në kryeqytetin moral, historik dhe shpirtërore të gjithë liderët politik të mbarë trojeve shqiptare ashtu siç e bëri Skënderbeu me Besëlidhjen Shqiptare.

Nga ana tjetër kryetari Frrokaj falënderoj zëvendësministrin Dedaj për këtë vizitë dhe kontributin e Kosovës për të nderuar figurat dhe personalitetet historike mbarë shqiptare.

Foto Galeria