2623 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari Tillerson

 

Prishtinë, 19 Janar 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të rregullt pune të Ngarkuarën e Përkohshme me Punë njëherësh Zëvendës-shefen e Misionit Diplomatik amerikan në Kosovë, znj Collen Hyland, e cila i ka dorëzuar letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe homologu i tij, Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson.

 

 Në kuadër të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli dhe diplomatja amerikane, Hyland kanë diskutuar mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë dhe janë konsultuar mbi nevojën e bashkërendimit dhe koordinimit të hapave dhe veprimeve të përbashkëta për periudhën në vijim, me theks të veçantë në çështjet, që ndërlidhen me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. 

“Ishte kënaqësi e veçantë, që të pranojë letrat e urimit për festat e fund vitit nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson. Mbështetja e palëkundur dhe e fuqishme amerikane ndaj shtetit të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm, nëpërmjet integrimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës. Kosova lindi, u zhvillua dhe integrua në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve falë mbështetjes së fuqishme dhe konsistente nga aleatët dhe partnerët e saj strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne, kemi ditur të zgjedhim orientimin tonë strategjik në kohët më të vështira dhe këtë rrugë do ta ndjekim edhe në të ardhmen. ”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

 
 

Foto Galeria