2625 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo Šilhavy

Prishtinë, 18 janar 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm, ambasadorin Albert Prenkaj ka pritur në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo Šilhavy dhe zëvendësinë tij Dusan Kralik. Berisha falënderoi për vizitën dhe përkrahjen e Çekisë si një shtet mik dhe i rëndësishëm për integrimet euro-atlantike të Kosovës. Në mënyrë specifike kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave si një mundësi për një trajtim të barabartë me popujt tjerë të rajonit dhe e ndjesisë së barabarësisë si një ndër parimet bazë evropiane.

 

 Ambasadori Šilhavy falënderoi për mikpritjen dhe përcolli urimet e ministrit të jashtëm Martin Stropnicky për vitin e ri duke ofruar bashkëpunim të plotë ndërmjet dy vendeve dhe duke ftuar zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm, Behgjet Pacolli në një vizitë.

Ishte konstatim i përbashkët se bashkëpunimi do të thellohet përmes veprimeve konkrete.

Foto Galeria