2628 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Strasburg, 17 Janar 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Strasburg është pritur në një takim të veçantë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Thorbjørn Jagland.

 

 Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme z. Pacolli e ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Organizate, z. Jagland mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka prezantuar synimin për vazhdimin e anëtarësimit të vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, duke përfshirë dhe e vlerësuar si të interesit të veçantë edhe atë të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

“Gjatë vizitës time në Strasburg kisha një takim përmbajtësor edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Thorbjørn Jagland, me të cilin bashkëbiseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe paralelisht me këtë e njoftova për qëllimin tonë, që të anëtarësohemi në këtë Organizatë të rëndësishme për të Drejtat e Njeriut dhe për hapat, që ne si Kosovë dhe Ministri e Jashtme i kemi ndërmarrë për të arritur këtë qëllim. E kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme se duke marrë parasysh procedurat respektive, ne presim, që të bëhemi anëtari i 48-të i kësaj Organizate deri në vitin 2020”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli. 

Në kuadër të vizitës në Strasburg, Ministri Pacolli kishte takuar edhe Ambasadorët e Përfaqësive të Përhershme nga shtetet mike dhe partnere të Kosovës, ku kishte siguruar mbështetjen për këtë qëllim.

 

Foto Galeria