2629 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 January 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e Evropës

Strasburg, 17 Janar, 2018 – Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Këshillin e Evropës dhe në vazhdim të rritjes së dinamikës dhe përpjekjeve për sigurimin e mbështetjes mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë Organizatë, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka takuar Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të shteteve anëtare mike të vendit tonë.

 

“Ishte një takim i frytshëm në Strasburg me Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare Pacolli. 

Në linjë me këtë, ai ka thënë, që të ketë siguruar mbështetje në procesin e integrimit dhe forcimit të mëtutjeshëm të legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës. 

“Kemi siguruar mbështetje të fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtarë të vendit tonë”, është shprehur Ministri i Jashtëm Pacolli.

Gjatë këtij turneu diplomatik, shefi i diplomacisë kosovare do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Foto Galeria